Kategoria Superiore për moshat U-19 do të rikthehet të luhet këtë fundjavë për javën e 8-të. Në Grupin A, Tirana e drejtuar nga Bledar Devolli udhëheq kampionatin me 15 pikë në 7-javë, ndërsa do këtë javë do të presë në shtëpi Shënkollin.
Të gjitha ndeshjet do të luhen ditën e diel në orën 12:00 me përjashtim të sfidës Tirana-Shënkolli. Ky takim do të luhet ditën e shtunë në orën 09:00 të mengjesit. Një gjë e tillë nuk ka ndodhur asnjëherë më parë që fëmijët të moshave të luajnë në këtë orar duke parë që në orën 9 të mengjesit fëmijët nuk janë zgjuar ende nga gjumi, dhe jo më të luajnë futboll.
Newsport.al mëson se shtyrja e takimit në këtë orar është bërë për shkak të kërkesës së trajnerit të Shënkollit I cili ka sebep dhe ka kërkuar që ndeshja të luhet ditën e e shtunë dhe në orën 09:00 të mengjesit. Tashmë është konfiruar edhe në faqen zyrtare të FSHS-së, orari dhe dita se kur do të luhet ky takim. Siç duket çudirat shqiptare nuk kanë të sosur në vendin tonë.
