Cristiano Ronaldo ka shitur Topin e Artë të cilën e fitoi në vitin 2013, sipas raportimeve nga The Mirror. Asi portugez përmes nëj ankandi bamirësie që u zhvillua në vitin 2017 por që u zbulua tani, i shiti trofeun Idan Ofer, i konsideruar si njeriu më i pasur i Izraelit, për shumën prej 600 mijë eurosh të destinuara për fondacionin Make-a-Wish.
Make-a-Wish është një fondacion bamirës për fëmijët me sëmundje kritike dhe punon për të realizuar ëndrrat e tyre. Ky trofe i i vitit 2013 ishte Topi i Artë i dytë i fituar nga CR7, pas atij të 2008. Në atë vit, ai mundi konkurrencën e Lionel Messit dhe Franck Ribery.
Poll