Kategoria Superiore është duke bojkotuar sezonin, ndërsa skuadrat janë duke mbajtur formën me teste miqësore. Sot, në stadiumin "Redi Maloku" të Fushë-Krujës do të përballet Kastrioti me Apoloninë, ndeshje që do të luhet në orën 15:00.
Ky duel është programuar edhe përpara disa javësh, teksa u anullua në momentet e fundit për dyshime të prekurish me Covid-19 te fierakët. Kështu, ndeshja miqësore do të zhvillohet sot, me dy skuadrat që janë ngjitur në elitë nga Kategoria e Parë.

Poll