Coronavirus nuk ndalet. Kaleb Ekuban ka rezultat pozitiv me virus. Gjithçka është konfirmuar nga Trabzonspor, me anë të një shkrimi zyrtar.
Ish futbollisti i Partizanit ishte grumbulluar me Ghanën për të dhënë kontriubutin e tij në Kombëtare. Ekuban ëshët dërguar menjëherë në spital, duke parë që gjëndja shëndetësore nuk ishte e mirë.
''Pasi futbollisti ynë, Kaleb Ekuban, u kthye nga grumbullimi i kombëtares së Ganës më 13 tetor, u mësua se shoku i tij i dhomës në grumbullim ishte pozitiv me Coronavirus.
Lojtari ynë, i cili ishte izoluar për shkak se kishte qenë në kontakt me një të infektuar. Ai u trajtua në spital për faktin se kishte temperaturë të lartë. Dy testet e para të bëra dolën negativë. Futbollisti ynë, i cili doli pozitiv me 17 tetor, u dërgua më pas në izolim në shtëpi e tij, ku edhe po trajtohet" - shkruan klubi.
Futbolli vazhdon të ''prekë'' futbollin, me rastet që sa vijnë e rriten.
