Paris Saint-Germain mund të bëjë “çmendurinë” e shekullit. Klubi francez po mendon të aktivizojë klauzolën e lojtarit për prishjen e kontratës me Barcelona-n. Bëhet fjalë për 193 milionë euro dhe nëse ky operacion do të realizohet, sulmuesi brazilian do të bëhej lojtari më i shtrenjtë i të gjithë kohërave. PSG është në kërkim të një zëvendësuesi të Zlatan Ibrahimovic dhe shtypi francez ka shkruar se Neymar, i cili është përfolur në të kaluarën për një transferim te Manchester United, shihet si zëvendësuesi ideal i suedezit.
Kontrata e Neymar me Barcelona-n skadon në 2018-ën dhe gjigandët e Spanjës mund të jenë të interesuar ta shesin lojtarin para se të jetë tepër vonë. Braziliani ka realizuar 24 gola në 34 ndeshje të luajtura sezonin e kaluar te Barcelona. Menaxheri i Neymar, Ëagner Ribeiro, në një intervistë për “L’Equipe”, ka pranuar se atyre do t’i pëlqente një transferim te PSG. “Nëse janë të interesuar, mund të diskutojmë. Një kontratë mund të skadojë nëse paguhet klauzola. 193 milionë euro janë shumë, por nuk mendoj se do të ishin një problem për një klub si Parisi”, ka thënë Ribeiro.