
Trajneri i Manchester United Jose Murinho si duket nuk do të ndalet as këtë merkato për të përforcuar ekipin e "Djajve të Kuq". "Mundo Deportivo"shkruan, se trajneri ka menduar të shpenzojë 215 milionë euro për 4 futbollistë të rinj në merkaton e janarit.
Futbollistët që do të afrohen do të jenë, mbrojtësi i Benficas, Victor Lindelof, për të cilin Murinho ka menduar të shpenzojë 45 milionë euro. Nelson Semedo nga Benfica për 30 milionë euro, Tiemoue Bakayoko nga Monaco për 40 milionë euro dhe Antonie Griezmann nga Atletico Madrid për 100 milionë euro.
Kujtojmë që sezonin e kaluar Murinho ka shpenzuar 200 milionë euro në merkato, së fundmi ka menduar të rrisë shpenzimet për përforcimin e ekipit të Manchester United.