Krijimi i Superligës Evropiane ka befasuar gjithë fanatikët e futbollit anë e mbanë botës. Champions League vihet në rrezik për vitet e ardhshme, megjithatë duhet thënë se do të jetë UEFA ajo që do të thotë fjalën e fundit për këtë kompeticion shumë të ndjekur.
Eva Murati është një nga moderatoret e njohura shqiptare e cila javë pas jave shfaqet në moderimin e një emisioni pikërisht për Champions League. Mesazhet në drejtim të bukuroshes seksi janë të shumta, ndërsa një fans i tij e ka befasuar duke i shkruar: "Champions League përfundoi, kur do të martohemi?" Ajo e merr me të qeshur duke thënë se mund të jetë efekti i krijimit të Superligës Evropiane.

Poll