
Champions League për sezonin 2019-2020 nuk do të pezullohet për shkak të Coronavirusit. Ky është lajmi i mrekullueshëm që jep presidenti i UEFA-s, Aleksandër Ceferin.
Ai ka deklaruar se skuadrat do të zbresin në fushë sipas axhendës së përcaktuar. Në fjalën e tij, kreu i institucionit europian tha:
"Unë do të doja të falënderoja kryeministrin portugez Antonio Costa për përkushtimin e tij në këtë projekt dhe punën që ai po bën së bashku me Federatën Portugeze të Futbollit për të siguruar që Portugalia të japë një turne të suksesshëm. Jam i sigurt se me bashkëpunimin e vazhdueshëm midis të gjithë palëve të interesuara, ne do ta përmbyllim sezonin në një mënyrë pozitive në Lisbonë. Nuk ka nevojë për një plan B".