
Douglas Costa u largua gjatë merkatos së verës duke u huazuar nga Juventusi te Bayern Munches. Sulmuesi brazilian nuk po gjente shumë hapësira te bardhezinjtë dhe ngeli jashtë planeve të trajnerit Pirlo që vendosi për huazimin e tij.
Douglas Costa u aktivizua ditën e djeshme në fitoren 3-0 që Bayern mori ndaj Duren në sfidën e Kupës, ndërsa trajneri Flick nuk i kurseu elozhet për të në fund të ndeshjes.
"Unë tashmë jam i kënaqur, ne kemi parë gjëra të mira nga ai. Douglas Costa nuk është ende 100% të formës së tij, por kur ka topin krijon rrezik për kundërshtarët", theksoi Flick
Poll