
Marko Cetkoviç u përfol për një kalim të mundshëm te skuadra e Vllaznisë. Por ditën e sotme është sqaruar gjithçka pasi mesfushori mësohet se ka dalë në stërvitje me ekipin e tij, Sarajevon.
Ditën e djeshme u bë e ditur që Cetkoviç ka marrë një gjobë të majme nga klubi i tij, por gjithçka duket se është sqaruar dhe mesfushori është i gatshëm për ndeshjen e sotme në kampionat ku do të luajë ndaj Celik Zenica.
Cetkoviç ishte pjesë e Laçit sezonin e kaluar, ndërsa sivjet ai ka zgjedhur të luajë për Sarajevon, skuadër me të cilën ka nënshkruar një kontratë një vjeçare.
Poll