Me të mbyllur vitin 2022 është koha e reflektimeve për të bërë nëse synimet që i kishim vendosur vetes i realizuaam apo jo. Dhe Carlo Ancelotti ka bërë të njëjtën gjë, teksa tekniku i Real Madrid e ka cilësuar vitin që kaloi si një ndër më të veçantët e tij.
63-vjeçari italian është një nga trajnerët më të suksesshëm në histori, duke u bërë i pari që fiton të gjitha pesë ligat më të mira të Evropës dhe ka fituar katër tituj të Chmapions League.
Ancelotti ishte shumë i lidhur me punën në Brazil pas largimit të Tite në fillim të këtij muaji dhe shumë presin që ai të kalojë në drejtimin ndërkombëtar në vitet e ardhshme.
“Ky është një vit i veçantë që erdhi pas një periudhe mjaft të trazuar. Mendohej se karrierës sime po i vinte fundi. Një sezon unik për shkak të mënyrës se si fituam, veçanërisht në Ligën e Kampionëve. Rikthim spektakolar, duke përmbysur të gjitha parashikimet me një mijë vështirësi për të kapërcyer. E konsideroj këtë 2022 ndër vitet më të veçanta në jetën time. Po, vetëm dymbëdhjetë muaj për të kujtuar”, përfundoi italiani.