
Kapiteni Lorik Cana, i cili nuk arriti ta shmangte kartonin e kuq në një nga ndeshjet më të rëndësishme të jetës së tij, atë debutuese për Shqipërinë në Europian, ka kërkuar falje publikisht ndaj tifozëve kuqezinj. Diçka normale, aq më tepër për një futbollist me shumë përvojë si ai, por problem është se nuk ka bërë të njëjtën gjë me shokët e skuadrës, siç shkruan “Sport Ekspres”. Ndoshta ndodh nga dëshpërimi, por një kapiten i vërtet duhet të gjejë kurajën të kërkojë ndjesë edhe ndaj shokëve të skuadrës, edhe pse shumica e tyre janë më të vegjël në moshë. Nuk mund të thuhet absolutisht që e ka bërë nga arroganca, por thjesht duhej të ishte treguar më i kujdesshëm në këtë drejtim.
Poll