Bylisi nuk ia doli të siguronte mbijetesën në Superiore dhe tani do të provojë të rikthehet sërish nga Kategoria e Parë. Kampionatin e kanë nisur me hapin e duhur teksa kanë marrë pikë të plota në dy ndeshjet e para duke mposhtur një pretendent si Flamurtari dhe Burrelin dhe tani mbajnë kryesimin e renditjes bashkë me Apoloninë.
Sfida e rradhës për ballshiotët është ajo ndaj Tomorit, një tjetër rival i vështirë por do të luhet në shtëpi, në ‘Adush Muça’ të dielën në orën 16:00. Me një postim në rrjete sociale, klubi zyrtarizon axhendën e ndeshjes ndërsa në diçiturë shkruan synimet e qarta: Ky duhet të jetë sezoni ynë! Nesër presim Tomorrin në fushën tonë! Eja edhe ti!
View this post on Instagram