Faqja e njohur që merrët me statistikat dhe vlerat e lojatrëve "transfermarkt", ka bërë një përmbledhje të ekipeve europiane që kryesojnë ligat e tyre deri në këtë fazë të kampionatit. Në këtë mënyrë nuk mund të mungonte as Bylis, që kryeson me meritë Superligën Shqiptare.
Në këtë postim të "transfermarkt", Bylis gjendet përkrah bigëve të Europës. Stema e klubit nga Ballshi, shquhet mës atyre të Juventus, Real Madrid, Liverpul apo Ajaks. Ekipi i drejtuar nga serbi Dovedan ndodhet në kuotën e 12 pikëve, pas shtatë javësh të luajtura. Bylis u rikthye këtë sezon mes më të mirëve të Shqipërisë dhe ka surprizuar me paraqitjet e mira. Javën e tetë të kampionatit, Bylis udhëton drej Gjirokastrës në përballjen ndaj Luftëtarit.
