Bruno Telushi është një nga mungesat më të rëndësishme të Partizanit në derbin e sotëm. Në prag të nisjes së sfidës, mesfushori vlonjat dha një intervistë për Gerti Carçanin, para hyrjes së stadiumit “Air Albania”.
“Të them të drejtën më mungon shumë që s’jam duke parë rëndësinë e kësaj ndeshje dhe këtë atmosferë të mrekullueshme. Shpresoj që ndeshje të tilla të vazhdohen dhe në vijim. Mungesa është goxha e madhe, por shpresoj që lojtarët që do të luajnë në atë pozicion ta bëjnë mirë. Janë dy mungesa është edhe Broja. Shpresoj që lojtarët që do të jenë aty të japin maksimumin dhe të ndihmojnë ekipin në çdo moment.
Mund të them se Partizani ka ndryshuar shpesh herë skemën ose me tre ose me dy dhe kjo ka qenë ndoshta pak problematike. Por sot për pjesën e lartësisë që ka Tirana në sulëm e kemi zgjidhur mirë sepse do luajmë me tre në mbrojtje. Nuk i trembem Tiranës thjesht dua që ekipi të japi maksimumin. Kam shumë besim që tradita do të vazhdoj. Duke njohur çunat në ekip, karakterin e tyre dhe kam besimin se do ia dalin ta mbajnë traditën. Me ekipet e tjera jemi aty aty edhe po humbën mund të ngrihemi përsëri por do të ishte e rëndësishme të fitonim. Shpresoj që të shënoi ai që do të ketë mundësinë, dhe të bëhet një lojë grupi sepse aty shkon tek fitorja. Shpresoj që sot të shënoj Eno Bitri sepse është një djalë shumë i mirë dhe shumë i fortë në ajër”, tha Telushi.