Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOMBETARJA

Broja gjithmonë e më pranë klubit londinez, në mes janë 25 milionë sterlina dhe një brazilian

Shkruar nga NEWSPORT
Broja gjithmonë e më pranë klubit londinez, në mes janë

Armando Broja është kryefjala e merkatos në Angli. Sipas “Sky Sports”, sulmuesi kuqezi është në listën e objektivave të trajnerit të West Ham, David Moyes, për merkaton e verës. Përparësia e klubit londinez është pikërisht blerja e një sulmuesi që siguron një kuotë të caktuar golash.

Gazetari i Sky Sports, Dharmesh Sheth, pohoi se Chelsea i ka kërkuar 25 milionë sterlina West Hamit për kartonin e Brojës, teksa tashmë pret një ofertë zyrtare nga “Hammers”, e cila do të formulohet shumë shpejt.

Javën e shkuar, “Telegraph” raportoi se Chelsea po refuzon çdo interesim të klubeve të tjera për sulmuesin shqiptar dhe nuk po nxiton ta shesë atë, por nëse zyrtarizohet blerja e brazilianit Raphinha, atëherë londinezët mund të pranojmë ofertën për 20-vjeçarin.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga