
Armando Broja është padyshim një nga lojtarët më të talentuar shqiptar të momentit. Sulmuesi kuqezi shënoi dy gola në sfidën e javës së kaluar ndaj Den Haag në kampionatin hollandez. Në një intervistë për për faqen e klubit, Johannes Spors, drejtori teknik i Vitesse ka folur me superlativa për Brojën duke e cilësuar si një lojtar të jashtëzakonshëm. Gjithashtu Spors zbuloi edhe udhëtimin e tij drejt Londrës për të bindur sulmuesin shqiptar.
"Broja është brutalisht i mire. Vitin e kaluar ai kaloi nga të rinjtë e Chelsea në skuadrën e parë duke bërë debutimin në Premier League. Ai ka ambicie të mëdha për t'u bërë një lojtar i shkëlqyer.
Ne nuk e morën Brojën për te skuadra e të rinjve. Chelsea dëshironte që ai të piqej akoma më shumë me ekipin U21 edhe për një vit tjetër. Unë duhej të flisja me të në Londër dhe fluturova drejt Anglisë duke shkuar në shtëpinë e tij. Fola me nënën e tij dhe Hollanda është me të vërtetë një hap i madh për të."
Johannes Spors: 'Broja is brutaal goed' https://t.co/ukvEoX3r2Q pic.twitter.com/FLweNaorvu
— SV Vitesse (@SVVitesse) October 23, 2020