Dejvi Bregu është një nga lojtarët që do të mungojë në sfidën e sotme. Sulmuesi vlonjat mungon prej një muaj e gjysëm për shkak të një dëmtimi pikërisht ndaj Tiranës në një ndeshje miqësore. Në një intervistë para takimit me Tiranën, Bregu ka folur për emisionin ” Zona Gol” duke u shprehur se nuk ka ende një datë rikthimi, por shpreson që të jetë në stol ndaj Kukësit.
“Dëmtimi? Deri tani ka shkuar mirë. Kam dy javë që stërviten mirë me ekipin duhet edhe pak, por me ndihmën e stafit mjekësor do të kthehem sa më shpejt.
Ndej keqardhje pasi të humbësh një muaj e gjysëm nga një ndeshje miqësore është absurde. Ekipi sot do të marrë një rezultat pozitiv kam besim te çunat. Me kanë rënduar rezultatet negative.
Kam munguar rreth një muaj e gjysëm dhe nuk kam shënuar asnjë gol me penallti. Shpresoj që të rikthehem sa më shpejt dhe të shënoj sa më shumë gol dhe klubi të më ndihmoj të trasnferohem jashtë vendit
Nuk kam një datë të caktuar nga mjekët, por të jem në stol me Kukësi do të ishte fitore e madhe”, u shpreh Bregu.