Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Braktisi Kukësin pak javë më parë, "lumë" ofertash për fantazistin

Shkruar nga NEWSPORT
Braktisi Kukësin pak javë më parë, "lumë"

Matheus Leiria la Kukësin pak javë më parë duke u vendosur në vendlindje, Brazil. 26 vjeçari nuk ia doli të mbyllë sezonin me Kukësin, me verilindorët që njoftuan se lojtari kishte probleme familjare dhe duhej të ishte pranë vendlindjes. Në këto kushte, për fantazistin u dha leja nga klubi kuksian për të qenë lojtar i lirë, duke shkëputur marrëveshjen.

Tanimë si një lojtar pa angazhime, fantazisti po shqyrton ofertat në drejtim të tij, që duhet thënë se nuk kanë munguar. Me 23 ndeshje dhe 1947 minuta këtë sezon, Leiria ia doli të tundë rrjetën një herë me Kukësin. Për të ka kërkesa nga Brazili, me Guarani, Vitoria, Ponte Preta apo edhe Villa Nova që interesohen për të. Leiria u bashkua me Kukësin nga Platanias në kampionatin grek të futbollit.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga