
7 qershor është parashikuar ndeshja mes Shqipërisë dhe Serbisë, e vlefshme për kualifikueset e Botërorit 2026. Kombëtarja jonë në harkun e dy ndeshjeve grumbullon 3 pikë, humbja kundër Anglisë dhe suksesi i pastër me Andorrën. Serbia nga krahu tjetër e nis rrugëtimin në këtë kompeticion pikërisht ndaj nesh.
Takimi do të mbahet në “Arena Kombëtare”. Ku kanë mbetur edhe 18 ditë nga dueli, trajneri i serbëve Dragan Stojkovic ka publikuar listën paraprake të futbollistëve që do të jenë në dispozicion.
Numri i lojtarëve të grumbulluar nga Stojkocvic në këtë fazë përkon me 29, por nuk do të jetë në gjendje të jap kontributin e tij një emër i madh i futbollit serb, fjala është për Sergej Milinkovic-Savic.
LISTA:
Portierë: Predrag Rajkovic, Gjorge Petrovic, Aleksandar Jovanovic, Dragan Rosic.
Mbrojtja: Nikola Milenkoviq, Strahinja Pavlovic, Strahinja Erakovic, Srdan Babic, Nemanja Stojic, Jan Karlo Simic, Aleksa Terzic, Kosta Nedeljkovic.
Mesfusha: Sasha Lukic, Nemanja Gudelj, Nemanja Maksimovic, Andrija Zhivkoviq, Ivan Ilic, Lazar Samardzic, Aleksandar Katai, Uros Racic, Stefan Mitrovic, Mirko Topic, Andrija Maksimovic, Petar Stanic, Milutin Vidosavljevic.
Sulmi: Aleksandar Mitrovic, Dusan Vlahovic, Luka Jovic, Nikola Stulic.
