Atalanta nuk ka ndërmend të ndalet këtë sezon, me bargamaskët që mposhtën Romën 2-1 në kampionat. Skuadra e Berat Gjimshitit pas kësaj fitoreje ndodhet vetëm 3 pikë larg zonës së Champions, ndërsa kanë mbetur edhe 2 ndeshje drejt fundit të kampionatit.
Mbrojtësi shqiptarë foli pas këtij triumfi për “Sky Italia”, ku theksoi se për çdo ekip është e vështirë të përballet me Atalantën. Ndër të tjera nënvizoi se skuadra e tij i ka forcat t ëfitojë të gjitha ndeshjet e mbetura, përfshirë finalet e Europa League dhe atë të Kupës së Italisë.
“Edhe sot u pa që e përgatitëm shumë mirë këtë ndeshje, më e rëndësishmja ishte që të mos mendonim për finalen, sepse ka kohë, bëmë shumë mirë, sidomos në pjesën e parë, mund të kishim shënuar 3-4 gola.
A mund të jetë një motiv për Champions League? Unë nuk mendoj se është vendimtare, ka tre ndeshje për të luajtur dhe të gjitha janë vendimtare. Ne luajmë pesë finale radhazi, madje edhe ato të kampionatit, marrim një ndeshje pas tjetrës. Mund t’i fitojmë të gjitha.
A mund të kemi një fund të tillë? Ndeshja e Liverpoolit jashtë shtëpisë na dha shumë besim për të arritur deri në fund. Është e vetëdijshme se ne mund të mposhtim këdo nëse luajmë kështu, për mendimin tim është e vështirë për kundërshtarët”, theksoi kapiteni i kombëtares shqiptare.