Teun Koopmeiners është padiskutim objektivi kryesorë i Juventusit. “Zonja e Vjetër” po bën gjithçka për transferimin e holandezit. 26-vjeçari është një nga dëshirat e Thiago Mottas dhe për këtë drejtuesit kanë bërë gati çekun për Atalantën.
50 milionë euro është oferta për bergamaskët për të lënë të lirë Koopmeiners. Por nga krahu tjetër, zikaltërit kërkojnë minimalisht 60 milionë euro për të lënë të lirë lojtarin e tyre. Bisedimet mes klubeve vazhdojnë dhe te Juve shpresojnë që Atalanta të ulë pretendimet dhe mes tyre të gjendet gjuha e përbashkët.
Në këtë mënyrë kjo javë do të jetë vendimtare për këtë operacion. Kujtojmë që Koopmeiners e pëlqen idenë e kalimit nga Atalanta te “Zonja e Vjetër”, por pritet të shihet si do të shkojnë bisedimet mesa palëve.