Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

PREMIER LEAGUE

VIDEO/ Ekipi i Scott Parker “fundoset” në Premier League, Armando Broja largohet i fustruar! ÇFARË PO NDODH TE BURNLEY?!

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Ekipi i Scott Parker “fundoset” në Premier League,
Brighton - Burnley

Ka përfunduar me shifrat 2 – 0 për Brighton dueli ndaj Burnley. Golat u shënuan nga Rutter në minutën e 29 dhe Ayari në të 47’. Një ndeshje mjaft e ekulibruar, por gabimet në vendosje nga Bunrley bën që ata të humbisnin dhe ta shtojnë serinë e rezultateve pa fitoren në 11 ndeshje.

Në minutën e 64, sulmuesi i Shqipërisë Armando Broja u zëvendësua, ndërsa 24-vjeçari nuk e priti mirë këtë vendim. Edhe pse nuk reagojë me veprime, largimi nga fusha kokëulur foli shumë. Në fushë ishte edhe sulmuesi me origjinë shqiptare Brajan Gruda në radhët e Brighton.

Gruda zhvilloi paraqitje mesatare, ndonëse nuk kontriboi në gol. Pas 20 javësh në Premier League, Burnley ka 12 pikë, të parafundit në tabelë dhe shanset për të “mbijetuar” në elitën e futbollit anglez po zvogëlohen pas çdo ndeshje. Vlen të përmendet se pas kësaj disfate, rreziku është i madh që trajneri Scott Parker të shkarkohet.

       

Poll

Lexo gjithashtu