Sulmuesi i Barcelonës duket se ka ngelur jashtë kompetiuconeve të kombëtareve në këtë muaj. Bëhet fjalë për “bomberin” e katalasnasve dhe Flick, Robert Leëandoëski.
Goleadori nuk ka udhëtuar për në Varshavë, kryeqyteti i vendit të tij dhe kështu nuk do të jetë pjesë e fushatës së Nations League. Polaku u detyrua të ngrejë “flamurin e bardhë” për ndeshjet me përfaqësuesen ku ai është kapiten i padiskutueshëm.
Kjo tërheqje erdhi si pasojë e një problemi me shpinën që do t’a mbajë jashtë fushave të lojës për plot 10 ditë. E në këtë mënyrë humbet të dyja takimet e programuara të nëntorit.
Polonia ka 2 ndeshje të vështira, njëra brenda e tjetra jashtë. Më e pakapërdishmja është ajo kundër CR7, Portugalisë. Leëa humbet shansin të kontribuojë për vendin e tij që ndodhet në luftë për vendin e dytë të grupit.