Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

NATIONS LEAGUE

VIDEO/ Zvicrën e lë në "baltë" mbrojtja, "Helvetët" dominojnë por nuk dinë të fitojnë

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Zvicrën e lë në "baltë" mbrojtja,
Serbi-Zvicër

Serbia ka arritur të mund Zvicrën e Xhakës në Nations League. Një gol nga sulmuesi kryesor dhe një "ndihmesë" nga Elvedi rezultuan në shifrat 2-0 në favor të serbëve.

Kombëtarja zviceriane ka dominuar më së shumti pjesën e parë. Zvicerianët kanë poseduar mbajtjen e topit dhe kanë kërkuar më shpesh golin në portën e mbrojtur nga Pedrag Rajkovic. Edhe në pjesën e dytë kanë të besuarit e Murat Yakin hyrë me të njëjtin vrull por përsëri mbrojtja ka zhgënjyer dhe Serbia në të vetmin rast të pastër ka tundur rrjetën. Serbët janë treguar cinikë dhe kanë shfrytëzuar çdo mundësi që u është dhënë.

Mos të harrojmë që Embolo nuk shfrytëzojë as shansin më të "artë" duke shpërdoruar 1 penallti në 72'. E pas këtij momenti ka ndikuar edhe psikologjia.

Zvicra do të kërkojë që të gjejë pikët e para në kompeticionin europian pasi gjendet në fund të grupit dhe rrezikon shumë pas kësaj humbjeje. Xhaka me shokë kanë prodhuar lojë. por kundërshtarët e kombit helvet kanë prodhuar eficiencë.

REZULTATI:

SERBIA 2-0 ZVICRA (Elvedi AG, 45+1', Mitrovic 61')

Autogoli i Zvicrës

goli i Mitrovic

 

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga