
Rumani - Kosovë
Lojtarët e Kosovës nuk kanë pranuar që të dalin në fushë, ndërkohë që arbitri ka vendosur të mbyllë sfidën në Bukuresht. Sfida mes Rumanisë dhe Kosovës zyrtarisht është anuluar.
Kujtojmë që kjo ndodhi për shkak të thirrjeve raciste të tifozëve rumunë rreth minutës së 93’ të ndeshjes. Në atë moment, Rrahmani u konfrontua fizikisht me disa nga lojtarët e Rumanisë.
Megjithatë, Mërgim Vojvoda ishte ai që u kundërpërgjigj duke bërë shqiponjën dykrenare me duar përballë tifozëve vendas. Më pas ‘dardanët’ lanë fushën e lojës, duke zgjedhur që të mos rifuteshin më.
Poll