
Ka përfunduar takimi i grupit të 3-të i ligës B ndërmjet kazakistanit dhe Sllovenisë. Skuadra ballkanase ka arritur të fitojë minimalisht në këtë transfertë të largët në Azinë Qendrore me shifrat 0-1. Golin e vetëm të takimit e shënojë Mlakar në minutën 55'. Ndeshja nuk u zhvillua si zakonisht në kryeqytetin e Astanës, por në Almati.
Pjesa e parë nuk ka prodhuar shumë aksione dhe kësisoj rezultati ka ngelur i pazhbllokuar. Kazakët kanë luajtur më egërsisht duke shkaktuar më shumë faulla, ndërsa sllovenët janë munduar të zotërojnë posedimin e mbajtjes së topit. Kujtojmë që Kazakistani e ka rritur ndjeshëm paraqitjen në nivel ndërkombëtar fal strategjisë së federatës vendase. Kjo tregohet me arritjen në ligën B ku ka kundërshtar emra mjaft të fortë.
Kombëtarja e "yllit" të Leipzig, Benjamin Sesko e cila i "hapi" telashe kombëtares së Ronaldos në "Euro 2024" vazhdon ecurinë fantastike ndërkombëtare duke ndarë kreun e grupit me Norvegjinë e Haalandit pas kësaj fitoreje. Të dy kombëtaret kanë nga 7 pikë dhe lufta do të jetë komplet midis tyre për të zotëruar grupin.
REZULTATI:
KAZAKISTAN 0-1 SLLOVENI (Mlakar 55')
Goli i Mlakar
RENDITJA GRUPI 3 LIGA B:
NORVEGJIA 7 PIKË
SLLOVENIA 7 PIKË
AUSTRIA 4 PIKË
KAZAKISTANI 1 PIKË