
Norvegjia bëhet pjesë e Divizionit A në Ligën e Kombeve dhe kjo falë Erling Haaland.
Sulmuesi shënoi një tregolësh në fitoren 5-0 ndaj Kazakistanit, për të regjistruar shifra mbresëlënëse në këtë sezon futbollist. 24-vjeçari vazhdon të jetë një “makinë e vërtetë” golash dhe te Norvegjia po bën atë që askush se ka bërë më përpara.
Por me këto numra dhe ecuri do të thyejë shumë rekorde edhe të shumtë bomberave të tjerë në kombëtaret e tyre duke qenë se ndaj Kazakistanit e tundi rrjetën tre herë dhe tani janë 39 gola në 39 ndeshje.
Benzema ka shënuar te Franca 37 në 97 ndeshje. 24-vjeçari tashmë ka shënuar më shumë gola për vendin e tij se Diego Maradona në 53 ndeshje më pak! Goli i 22-të këtë sezon për Erling Haaland me klubin dhe kombëtaren, 7 në Nations League deri tani.