Zvicra do të luajë këtë muaji dy ndeshje mjaft interesante, të vlefshme për Nations League. Më datë 12 tetor do të përballen në Beograd me Serbinë, ndërsa 3 ditë më vonë do të presin në shtëpi Danimarkën.
Trajneri Murat Yakin ka publikuar ditën e sotme listën e lojtarëve që ka grumbulluar për këto dy ndeshje mjaft të vështira. Në medie u përfol se Granit Xhaka mund të lihej jashtë pas polemikave në ndeshjet e fundit përballë njëra-tjetrës. Pork a qenë vetë tekniku i cili ka përjashtuar çdo mundësi të mos e përfshijë mesfushorin shqiptar.
“As që e kemi marrë në konsideratë të mos e marrim Granitin me vete në Serbi. Natyrisht se është një ndeshje emocionale, por s’kemi pse i hapim gjithmonë rrëfimet e vjetra,” u shpreh Yakin.
Një deklaratë që konfirmon rëndësinë e Xhakës për ekipin dhe qasjen profesionale ndaj një ndeshjeje me ngarkesë të madhe emocionale.