
Trajneri i Rumanisë, Mircea Lucescu ka folur në prag të ndeshjes që ekipi i tij do të luajë përballë Kosovës. Tekniku i rumunëve i vlerëson maksimalisht ‘dardanët’ duke thënë se janë një ekip i madh.
Ndër të tjera, Lucescu flet edhe për Lituaninë, kundërshtare tjetër e grupit.
“Shpresoj të mos bëni shaka me Kosovën. Kosova është një ekip i madh që mund të fitojë kundër çdo skuadre.
Ata janë lojtarë që luajnë në ekipe të mëdha në Evropën Perëndimore. Fakti që nuk arritën të bënin një grup të fortë, nuk do të thotë se nuk janë një ekip i rëndësishëm. Nuk ka më një gjë të tillë, vetëm ne e imagjinojmë.
Lituania kishte 6-7 lojtarë që luanin në kampionate shumë të forta. Qiproja ka 4-5 lojtarë në kampionate shumë të forta. Nuk është si më parë”, është shprehur Mircea Lucescu.
Kujtojmë që ndeshja Rumani – Kosovë do të zhvillohet këtë të premte në stadiumin “Arena Nationala” të Bukureshtit. Kjo sfidë e vlefshme për raundin e 5-të të Nations League nis në orën 20:45.