Lee Carsley mori përkohësisht rolin e trajnerit të Anglisë pas largimit të Gareth Southgate pas humbjes së finales së Euro 2024. Ai i ka drejtuar Tre Luanët në 4 ndeshje ku ka marrë 3 fitore dhe 1 humbje në Nations League.
Por, aventura e tij në krye të pankinës së britanikëve do të mbarojë së shpejti pasi vetë ai ka zbuluar se nuk do të vazhdojë si trajner kryesor. Carsleu tregohet modest duke u shprehur se Anglia ka nevoj për një trajner të klasit botëror dhe se ai është ende herët për këto nivele.
“Mendoj se Anglia ka nevoj për një trajner të klasit botëror që ka fituar trofe. Unë jam ende rrugës për t’i arritur këto”, tha Carsley.
Poll