
Gjermani ka marrë një lajm aspak të mirë para grumbullimit të skuadrës për ndeshjet e Nations League. Jamal Musiala dhe Karim Adeyemi janë dëmtuar me skuadrat e tyre sipas “Bild” dhe nuk do të mund të bashkohen me Kombëtaren.
Ylli i Bayern Munich për shkak dëmtimit që mori në Champions nuk do të mund të luajë me bavarezët në fundjavë në sfidën ndaj Eintracht Frankfurt. Por gjithashtu nuk do të mund të japë as kontributin e tij me fanellën e Kombëtares në sfidat me Bosnje – Hercegovinën dhe me Holandën.
Te Gjermania për shkak dëmtimi do të mungojë edhe Adeyemi, i cili shënoi “hat-trick” në Champions League ndaj Celtic. Një dëmtim më serioz se i Musialas, me Adeyemin që praktikisht do të qëndrojë jashtë fushës së blertë për 3-4 javë, kohë që i duhet për t’u rikuperuar.