Lamine Yamal ishte një nga mungesat më të rëndësishme në humbjen e mbrëmshme të Barcelonës në kampionat. Katalanasit u mposhtën 1-0 nga Sociedad dhe sigurisht u ndje mungesa e Yamal.
Ky i fundit pësoi një dëmtim në transfertën e Beogradit në Serbi, përballë Crvena zvezda në UEFA Champions League. Ky dëmtim kërkon kohën e tij të rikuperimit me Yamal.
Ky dëmtim do ta penalizojë talentin e Barcelonës për 12 ditë. Rikthimi i tij pritet të jetë më 23 nëntor, por nuk do të jetë i gatshëm për ndeshjen e Nations League të Spanjës, kundër Danimarkës dhe Zvicrës.
Poll