Pas Kombëtares shqiptare ditën e sotme ka publikuar listën edhe Çekia. Siç dihet tashmë Kombëtarja shqiptare dhe çekët do të duelojnë mes tyre mëe 16 nëntor në “Air Albania” në ornë 20:45.
Ivan Hasek ka grumbulluar 35 lojtarë, ndërsa nuk mungojnë edhe risitë. Kështu surpriza më e madhe është grumbullimi i Matej Sin, i cili luan me Banik Ostrava në kampionatin çek.
20-vjeçari po shkëlqen në kampionatin çek dhe tashmë do të provojë emocionet e ekipit A, ndërsa shpeson që të marrë minuta. Në këtë listë nuk mungon Jan Boril, i cili u rikthye në kombëtare pas shumë kohësh.
Poll