
Franca luan kundër Izraelit në stadiumin kombëtar “Stade de France” ditën e enjte. Në konferencë për shtyp për të folur mbi këtë ballafaqim ka qenë mbrojtësi i “Gjelave”, Upamecano.
Mediat franceze raportojnë se nga frika nga aktet terroriste në stadium do të ketë prani të ulët tifozësh. Rreth 1/3 e impiantit madhështor pritet të jetë bosh.Qendërmbrojtësi i kupton shqetësimet e tifozerisë dhe raportet për pjesëmarrje të ulët.
“Është zgjedhja e çdo individi. Unë e kuptoj se pse njerëzit nuk dëshirojnë të vijnë. Ne do të vazhdojmë luftën tonë në terren. Jemi të fokusuar për ndeshjen e ardhshme. Nuk e pash se çfarë ndodhi në Amsterdam. Unë dua paqe, vetëm këtë gjë. “, u shpreh mbrojtësi Upamecano i bayern Munchen.
Franca është e dyta në grupin e fortë me Belgjikën dhe Italinë në Nations League. Një fiotre kundër atyre nga Lindja e Mesme është jetike e përtej çdo problematike jashtë fushës, francezët synojnë 3 pikët.