
Kombëtarja e Gjermanisë fitoi sfidën përballë Bosnjës me rezultatin 2-1. Tani e gjithë vëmendja e “Panzerave” është tek takimi me Holandën.
Trajneri Julian Nagelsmann është shprehur fill pas ndeshjes në Nations League: “Jam shumë i kënaqur me mënyrën tonë të të luajturit. Portieri Alexander Nubel bëri një debutim mbresëlënës. Në asnjë moment nuk e vura re të ishte nervoz. Deniz Undav është shumë inteligjent dhe një finalizues i përkryer, mbrojtësit e kanë shumë të vështirë të mbrohen ndaj tij. Fatkeqësisht, Chris Fuhrich është lënduar duke iu shtuar Aleksandar Pavloviç Ky i fundit nëse kthehet të jetë i shëndetshë mund të luajë ndaj Holandës, një sfidë shumë e rëndësishme”.
Gjermani-Holandë është një sfidë shumë “luftarake” dhe do të mund të ndryshojë pozitat kryesuese në grup, në varësi të rezultatit.