Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

NATIONS LEAGUE

NATIONS LEAGUE/ Të gjithë “sy e veshë” në Lituani dhe Serbi, Kosova dhe Zvicra e Granit Xhakës kërkojnë fitoren (SFIDAT)

Shkruar nga NEWSPORT
NATIONS LEAGUE/ Të gjithë “sy e veshë” në
Kosova - Granit Xhaka/ Fotomontazh

Pas mbështetjes së Kombëtares shqiptare mbrëmë ndaj Çekisë, tashmë e gjithë fokusi dhe vëmendja e tifozëve shqiptarë do të jetë në Lituani dhe Serbi. Ndeshje mjaft të rëndësishme do të luhen në këto dy shtete, ku sigurisht Kosova dhe Zvicra e Granit Xhakës do të luajnë “all-in” për fitoren.

Kështu spaktakli ditën e sotme do të fillojë që në orën 15:00 ku në fushë do të zbresë Kosova. “Dardanët” do të sfidojnë në transfertë Lituaninë, takim që do të luhet në stadiumin “S. Dariaus ir S. Girėno stadionas” në Kaunas. Ekipi i Franco Fodas pas fitores me Qipron në transfertë, do të tentojë një tjetër 3 pikësh ndaj lituanezve për të “blinduar” vendin e dytë në grupin C2.

Ndërkohë në orën 18:00 do të luhen dy ndeshje të tjera. Kroacia e Luka Modric do të presë në shtëpi Skocinë, ndërsa Bullgaria do të përballet me Luksenburgun.

Spektakli është rezervuar gjithashtu për orën 20:45, ku vëmendja e tifozëve shqiptarë sigurisht do të jetë në Serbi, ku Zvicra e Granit Xhakës do t’i sfidojë serbët në “Stadion Dubočica” në Leskovac. Historia ka treguar se përballjet mes Serbisë dhe Zvicrës janë shumë të luftuara, me mesfushorin shqiptar, Granit Xhakën që do të tentojë një tjetër fitore ndaj serbëve, si një mënyrë “hakmarrje” ndaj tyre.

Ndërkohë paralelisht me këtë takim do të luhen edhe sfidat e tjera Poloni – Portugali, Spanjë – Danimarka, Bjellorusi – Irlanda e Veriut dhe Qipro – Rumani.

NATIONS LEAGUE/ Të gjithë “sy e veshë” në
 

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga