Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

NATIONS LEAGUE

NATIONS LEAGUE/ Talenti slloven lë pas Haaland, Isak, Ronaldo në listë, mësoni renditjen e UEFA-s

Shkruar nga NEWSPORT
NATIONS LEAGUE/ Talenti slloven lë pas Haaland, Isak, Ronaldo në
Kombëtarja sllovene

Benjamin Sesko, lojtari i kombëtares sllovene sa po vjen dhe po kthehet në një faktor kyç në skudrën ballkanase. Pas një europiani shumë të mirë në tërësi, ai tashmë vjen dhe kap listën e golashënuesve të Nations League.

“Ylli” i talentuar i Leipzig ndriti me performancën e tij në muajin shtator për këtë turne. Arriti të shënonte ndaj Austrisë me penallti në sfidën hapëse për këtë edicion. Më pas bëri një performancë “solo” kundër Kazakistanit me hat-trick personal. Kujtojmë se sllovenët fituan përballë po këtij kundërshtari ditën e djeshme.

Sulmuesi i ri nuk arriti të shënojë prapë kundër kazakëve, por ka arritur kuotën e 4 golave deri tani në Nations League. Kështu, ai renditet i pari në listën e UEFA-s për golashënuesit e kompeticionit. Pas tij vijnë shumë lojtarë me nga 3 gola si Ronaldo, Haaland, Gyokeres apo edhe Isak. Ka ende edhe 3 ndeshje në dispozicion vendi ballkanik dhe Sesko mund të thëllojë avantazhin dhe të fitojë çmimin.

Lojtari i talentuar po “tërheq” tërësisht vetëm ekipin nacional në arenën internacionale dhe dukshëm pa të fuqia sulmuese e Sllovenisë është shumë e vakët.

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga