
Maqedoni e Veriut - Ishujt Faroe
Kanë përfunduar dy ndeshjet e para të kësaj mbrëmje të Nations League. Këto sfida ishin të vlefshme për Ligën C, me Letoninë që u përball me Armeninë, ndërsa Maqedonia priti në shtëpi Ishujt Faroe.
Maqedonia e Veriut fitoi më vështirësi përballë Ishujve Faroe. Ndeshja përfundoi vetëm me rezultatin minimal 1-0. Golin e vetëm të kësaj sfide e shënoi Miovski, në minutën e 62’. Kështu, maqedonasit sigurojnë vendin e parë dhe kualifikimin në Ligën C.
Në ndeshjen tjetër, Letonia u mposht në shtëpi 1-2 nga Armenia. Skuadra armene shkon kështu në vendin e dytë në renditje me 7 pikë, duke besuar ende te kualifikimi në një Ligë më lart.
Poll