Nations League mbyll edhe raundin e dytë të fazës së grupeve me ndeshjet e mbrëmjes së sotme. Nga Liga A deri në atë D u prodhuan rezultate të rëndësishme që ndikojnë në grupet respektive.
Superndeshja e mbrëmjes ishte ajo mes Holandës e Gjermanisë e cila u mbyll në barazim 2-2, ndërsa Anglia fitoi pastër 2-0 përballë Finlandës.
Në Ligën B, Shqipëria u mposht nga Gjeorgjia minimalisht, ndërsa Çekia fitoi 3-2 ndaj Ukrainës duke ngjeshur akoma më shumë grupin.
Në Ligën C, Maqedonia e Veriut mori një fitore 2-0 ndaj Armenisë falë një supergoli të Enis Bardhit nga goditja e dënimit.
Rezultatet:
Holanda 2-2 Gjermania
Hungaria 0-0 Bosnia
Çekia 3-2 Ukraina
Anglia 2-0 Finlanda
Irlanda 0-2 Greqia
Letonia 1-0 Ishujt Faroe
Maqedonia 2-0 Armenia
Andora 0-1 Malta