Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

NATIONS LEAGUE

Mesfushori shqiptar i sëmurë, humbet supersfidën me "iberikët"

Shkruar nga NEWSPORT
Mesfushori shqiptar i sëmurë, humbet supersfidën me
Jashari me Xhakën dhe Shaqirin

Zvicra ka një përballje që kërkon impenjim maksimal kundër Spanjës. Në fushë mund të kenë shansin 2 shqiptarë t’i bashkohen kapitenit Xhaka, por një tjetër e ka të sigurtë humbjen e kësaj supersfide.

Ardon Jashari do të mungojë kundër “iberikëve” dhe kjo është e sigurtë. Njoftimin se lojtari shqiptar do të mbetë jashtë listës së futbollistëve erdhi vetë nga Federata e Futbollit Zvicerian.

Jashari ka pasur komplikacione për efekt të gripit. Kjo e ka detyruar që të mos udhëtojë për në ishullin e Tenerifes, ku luhet takimi me spanjollët.

Shqiptari duket se është sëmurur pasi në skuadrën helvete ka rënë një grip i stinës. Edhe trajneri i kombëtares së Zvicrës kishte shenja dhe u detyrua të mungonte në konferencën para mediave.

Pas barazimit me serbët, Zvicra kërkon një rezultat pozitiv me Spanjën për t’a mbyllur disi kënaqshëm edicionin e sivjetshëm.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga