
Mesfushori i Çekisë, Pavel Sulc ka folur në prag të ndeshjes që përfaqësuesja e tij do të luajë në Tiranë kundër Shqipërisë. Sulc ‘kërcënon’ kuqezinjtë tanë, duke u shprehur se ka ruajtur një gol për ndeshjen e “Air Albania”.
“Është gjithmonë mirë kur gjithçka është në dorën tonë. Besoj se mund ta përballojmë ndeshjen e të shtunës. Nuk e di si do shkojë, por rëndësi ka që i kemi gjërat në dorën tonë.
Unë jam duke luajtur një pozicion pak më ndryshe se sa luajta sezonin e kaluar. Dikur luaja thjesht si sulmues, tani luaj si 8-sh. E kam ruajtur golin për ndeshjen ndaj Shqipërisë”, është shprehur Pavel Sulc.
Kujtojmë që ndeshja mes Shqipërisë dhe Republikës Çeke do të zhvillohet më 16 nëntor. Sfida e vlefshme për raundin e 5-të të Nations League, nis në orën 20:45.