
Kapiteni i përfaqësueses holandeze, Virgil van Dijk nuk do të jetë i pranishëm në ndeshjen e nesërme ndaj Gjermanisë në Mynih. Vendimin e ka bërë publik Federata Holandeze e Futbollit (KNVB).
Mbrojtësi 33 vjeçar doli nga fusha pas 2 kartonave të verdhë në barazimin 1-1 me Hungarinë në Budapest. Kështu, ai është i pezulluar për sfidën e radhës në Nations League dhe preferoi të kthehet në Angli për t’u përgatitur për kalendarin e ngjeshur të Liverpool-it.
Holandezi i “The Reds” në një intervist për kanalin portugez NOS është shprehur: “Unë luajta vetëm 80 minuta kundër magiarëve dhe do të doja të udhëtoja me ekipin për në Gjermani për të qenë kapiteni i tyre. Kjo është e natyrshme për mua, por kartoni i kuq i prishi planet. Ndëshkimi bën që unë të mos lujaë dot dhe ndaj zgjodha më mirë të kthehem e të vazhdojë përgatitjet me ekipin tim”.
Mbrojtësi i “Tulipanëve” numëron 77 paraqitje me kombëtaren dhe është kapiteni i parë i Holandës që ndëshkohet me të kuq në ndeshje zyrtare ndërkombëtare që prej qershorit 2022.