Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

NATIONS LEAGUE

“Lojtarët erdhën të lodhur në ndeshjen e kaluar”, Deschamps: Nesër do të ketë ndryshime në formacion

Shkruar nga NEWSPORT
“Lojtarët erdhën të lodhur në ndeshjen e
Didier Deschamps

Kombëtarja e Francës do të presë nesër në mbrëmje Kroacinë në ndeshjen e kthimit të Nations League. Përballja e parë përfundoi me shifrat 2-0 për ballkanasit, duke ia bërë një malorë “gjelave” ndeshjen e kthimit. Përpara kësaj sfide, trajneri i Francës Didier Deschamps doli në konferencë për shtyp për mediat.

“Forca dhe dëshira do të jetë atje. Do të duhet të jemi efikas dhe të padepërtueshëm në mbrojtje. Të gjitha periudhat ndërkombëtare bëhen më të komplikuara, padyshim. Për shkak të serisë së ndeshjeve të mëparshme me objektiva të rëndësishëm.

Luajtëm të enjten, por duhet të siguroheshim që të rikuperonim lojtarët nga e hëna dhe e marta sepse ishin shumë të lodhur. Ata kanë ardhur nga ekipet e tyre dhe kanë objektiva të rëndësishëm këtë sezon me klubet e tyre.

Formacioni ynë nesër? Po, do të ketë ndryshime. Por jo domosdoshmërisht në pozicionet që mendoni”, shprehet Deschamps.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga