Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

NATIONS LEAGUE

“Kokë më kokë” me Gjeorgjinë  për vendin e parë, 15 ndeshje dhe vetëm 3 fitore nga Kombëtarja  

Shkruar nga NEWSPORT
“Kokë më kokë” me Gjeorgjinë  për
Shqiperi - Gjeorgji

Kombëtarja shqiptare do të presë ditën e nesërme në “Air Albania” Gjeorgjinë. Dy ekipet do të bëjn ëmes tyre llogaritë për vendin e parë në grupin B1 të Nations League.

Sfidë kjo që do të startojë në orën 20:45, teksa “Air Albania” pritet të jetë i mbushur “full” për këtë sfidë. Një kundërshtarë jo shumë i lehtë për kuqezinjtë, me gjeorgjianët që jo më kot janë cilësuar si surpriza e Euro 2024.

Edhe historia e përballjeve direkte mes tyre tregon që gjeorgjianët janë dominues ndaj kuqezinjve. Në 15 ndeshjet e kaluara mes tyre, 8 janë fituar nga kundërshtarët, 3 takime kanë arritur të fitojnë kuqezinjtë dhe 4 të tjera kanë përfunduar në barazim.

Kombëtarja jona i aka dalë të shënojë 13 gola në portën e gjeorgjianëve, ndërsa këto të fundit kanë tundur rrjetën tonë 10 herë më shumë, ku kanë realizuar plot 23 gola. Ditën e nesërme të gjithë tifozët kuqezi do të kryqëzojnë gishtat që pas triumfit spektakolar me Ukrainën, kuqezinjtë të sigurojnë një tjetër 3 pikësh me shumë vlerë në Nations League.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga