Vëmendja e tifozëve shqiptarë nuk do të jetë vetëm në Pragë, ku përballen Çekia dhe Shqipëria, por edhe në “Stadion Poznan” në Poznari, ku Ukraina përballet me Gjeorgjinë. Kundërshtarët e Kombëtares tonë do të sfidohen mes tyre në një sfidë mjaft të rëndësishme, ku kuqezinjtë sigurisht do të bëjnë tifo për një barazim ose fitore të ukrinasve.
Kjo pasi ekipi i Sylvinhos tenton fitoren ndaj Çekisë për të tentuar edhe vendin e parë në klasifikim. Përveç ekipeve të grupit B1 në fushë do të zbresin edhe Gjermania, Holanda dhe Hungaria.
Kështu në orën 20:35 do të sfidohen mes tyre Bosnje Hercegovinë – Gjermani, Hungari – Holandë, Islandë – Uells, Turqi – Mali i Zi dhe Sllovaki – Suedi. Ndërkohë takimi i vetëm i orës 18:00 është mes Estonisë dhe Azerbajxhianin.
