Luis de la Fuente, trajneri i kampionëve aktual të Europës, Spanjës shprehet besimplotë se ekipi i tij do të ia dal ndaj Serbisë në ndeshjen për Nations League. Dy kombëtaret përballen me njëra-tjetrën në të njëjtën fash orari si Kosova ndaj Qipros.
63 vjeçari ka një listë të gjatë mungesash. Pas Carvajal dhe Rodri që erdhën dhe takuan bashkëlojëtarët si të “sakatosur” tani edhe “ylli’ i Barçës është tërhequr për arsye të tendosjes së kofshës së njërës prej këmbëve. 17 vjeçari i Atleticos, Riquelme, që nga mbiemri të kujton argjentinasin e famshëm, është thirrur për të zëvendësuar Lamine Yamal.
Tekniku spanjoll në konferencën për shtyp para ndeshjes me Serbinë është shprehur se barazimi në shtator kundër ballkanasve është harruar pas rezultateve të mira me Zvicrën e Xhakës dhe me danezët.
“Serbia pas fitores me Zvicrën do të kërkoj prapë një ndeshje pozitive. Do të jetë një takim i vështirë për këtë arsye. Fizikisht dhe taktikisht janë shumë të fortë. Kuptohet, kanë lojtarë që luajnë në ligat e mëdha europiane. Si skuadër vrapojnë shumë. Por ne si Spanjë duam të fitojmë ndaj çdo kundërshtari”, u shpreh de la Fuentes.
“Iberikët” kanë plot 7 mungesa dhe do të vendosin elementë të rinj ditën e sotme në fushë. Megjithatë spanjollët na kanë mësuar se nuk tolerojnë dhe çdo takim e marrin mëse seriozisht.