
Alvaro Morata ishte një nga protagonistët kryesorë në ndeshjen që Spanja e tij fitoi 3-0 përballë Serbisë. Kapiteni i “Furisë së Kuqe” shënoi golin e dytë, teksa pas sfidës është shprehur shumë i lumtur, sidomos pasi këto gol e shënoi aty ku ka kaluar fëmijërinë, në Cordoba.
“Nuk e di nëse shumë njerëz e dinë këtë, por unë kam kaluar një pjesë të madhe të fëmijërisë sime këtu në Cordoba. Kam kujtime të mrekullueshme. Mund t’i falënderoj sepse më kanë ndihmuar edhe pas penalltisë së humbur.
Por në fund uroj t’ia ke shpërblyer me golin që shënova më pas. Jam i lumtur që kemi fituar dhe për golat e shënuar, veçanërisht ai i Baenas.
Është mëkat për dëmtimet e shumta, të gjithë na mungojnë, ndaj ky sukses shkon dhe për ta. Por ne kemi shumë lojtarë të rinj dhe Spanja ka një të ardhme të madhe”, është shprehur Morata