Zvicra humbi takimin ndaj Serbisë dhe ngel sërish me 0 pikë pas 3 takimeve. Ky është një start shumë i dobët nga kombëtarja e Murat Yakin, e cila në europian u paraqit shkëlqyeshëm por duket se tani ai shkëlqim është zbehur.
Pas takimit të humbur kundër serbëve ka folur për mikrofonine kalanit zvicerian SRF Sport, Remo Freuler, lojtari aktual i Bologna-s. Ish-mesfushori i Atalantës së berat Gjimshitit është shprehur i pakënaqur me rezultatin, por edhe i mërzitur me lojën. “Ne luajtëm mirë pjesën e parë pastaj u zbehëm. Patëm shumë mundësi të pakonkluduara. Mund të kishim shënuar mbi 2 gola. Në përgjithësi dhamë shumë pak në çdo repart. Nuk më pëlqeu ekipi në të gjitha drejtimet”, ka thënë zviceriani.
Mesfushori zvicerian luajti të gjithë takimin pa u zëvendësuar, në krahë të kapitenit Granit Xhaka. Të dy u përpoqën të kontrollonin mesin e fushës për t’i krijuar hapësirat e duhura manovrës sulmuese. Ai u vlerësua me një të ulët 6.8, kurse Xhaka mori një 7.5 të kënaqshëm.