
Një lajm i papritur ka ardhur nga kampi stërvitor italian. Moise Kean ka lënë grumbullimin e kombëtares italiane dhe vendin e tij do e marrë Lorenzo Lucca.
Moise Kean është larguar paraditen e sotme dhe ka mbërritur përsëri tek klubi i tij, Fiorentina ku do të trajtohet për problemin e shfaqur. Bëhet fjalë për dhimbje të mesit, që mund të kenë ardhur si pasojë e ndonjë përplasjeje në ndeshjen ndaj Milanit.
Lajmin e ka bërë zyrtar dhe vetë Federata Italiane e Futbollit, ndërkohë grupi vazhdon të stërvitet jo i plotë, që prej mbasditjes së djeshme. Lucca thirret për herë tyë parë pas 7 muajsh në kombëtare dhe kjo është vetëm thirrja e dytë në total.
Italinë e presin 2 sfida të rëndësishme në shtëpi kundër Belgjikës dhe Izraelit.
???? Moise Kean has left the camp and returned to Fiorentina to undergo treatment of a knock #Azzurri #VivoAzzurro pic.twitter.com/DrDqpbNCbF
— Italy ⭐️⭐️⭐️⭐️ (@Azzurri_En) October 7, 2024